Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në “Women In Entertainment 2023”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në “Women In Entertainment 2023”

Mbrëmja gala “Women In Entertainment 2023”, e organizuar nga The Hollywood Reporter u mbajt të enjten, më 7 dhjetor, në Hotelin e “Beverly Hills” në Los Angeles.

Dua Lipa impresionoi publikun në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi pa bretela me një të çarë pranë ijës, shkruan DailyMail.

Reklamë

Fustani i saj, të cilin e kombinoi me çorape të zeza dhe taka me rripa, kishte një detaj si rrip në pjesën e qafës.

28-vjeçarja shqiptaro-britanike, e cila e përfundoi pamjen me një makijazh glamuroz që përfshinte blush dhe buzëkuq me shkëlqim, u pa edhe duke treguar tatuazhet e saj delikate ndërsa ecën në tapetin e kuq, duke përfshirë një zemër me tela me gjemba, një palmë dhe të tjera.

Në tapetin e kuq, Dua Lipa foli për gazetaren e The Hollywood Reporter, ku tha se ndihej shumë me fat që ishte atje dhe shprehu admirimin e saj për artisten Adele, e cila gjithashtu ishte prezente.

Ndërkohë, në skenë, ajo dukej mahnitëse teksa fliste para të pranishmëve në mbrëmjen gala.

Ky event, të cilin e organizoi revista The Hollywood Reporter në Beverly Hills Hotel në Los Angeles të enjten në mëngjes, ka pasur shumë të ftuar dhe prezantues të njohur, duke përfshirë yje si: Camila Cabello, Billie Lourd dhe Lily Gladstone.

Dua, e cila ka fituar tri çmime Grammy, shkëlqeu krahas kolegëve të saj në një event që nderon gratë në industrinë e muzikës/modës dhe aktrimit dhe nënvizon kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

 

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’