Kampioni i Kosovës Drita barazoi 1:1 kundër ekipit finlandez KuPS,duke nisur kështu me barazim aventurën në UEFA Conference League.
Vemdasit ishin të parët që rrezikuan përmes Ruoppit,por Faton Maloku ndali goditjen e tij duke mos lejuar të pësojnë gol.
Në minutën e 29-të një moment jo i mirë i ndodhi Dritës,ku Veton Tusha u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të një lëndimi,dhe në vend të tij u inkuadrua Blerton Sheji.
Më pas Drita pati disa raste për shënim përmes Arb Manajt,por gjuajtja nuk ishte e saktë kurse i njëjti futbollist rrezikoj në minutën e 35-të,por portieri vendas ndali goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.
Gjatë pjesës së dytë u shënuan dy gola,ku së pari vendasit realizuan në minutën e 74-të përmes Piotr Parzysek në 1:0.
Por Drita u kundërpërgjigj në minutën e 80-të,ku Drita realizoi për 1:1 përmes Albert Dabiqajt që shënoi me kokë.
Deri në fund më gola nuk pati,dhe kështu Drita merrë një rezultat pozitiv në udhëtim duke marrë 1 pikë të vlefshme.
Ndeshjen e rradhës në UEFA Conference League Drita e zhvillon kundër Omonias,e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë më 23 tetor.