13.8 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Drejtori i ICC-së, Vincent Subilia: Kosova e privilegjuar që po merr pjesë në Kongresin e Dhomave të Tregtisë në Gjenevë

Gjenevë, 22 qershor -Në qendrën ndërkombëtare ne Gjeneve, në Palexpo, me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), CCIG dhe Federatën e saj Botërore të Dhomave (WFC) janë duke u zhvilluar punimet e Kongresit të 13-të Botëror të biznesit, fondacioneve dhe Dhomave të Tregtisë nga mbarë bota. I organizuar çdo dy vjet në një kontinent tjetër, kjo është hera e parë që Kongresi Botëror po mban punimet në Gjenevë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Vincent Subilia, Drejtor i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës dhe Anëtar i Këshillit të Madh të Gjenevës, në një intervistë për ATV dhe gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch përveç samitit botëror, ai flet edhe për aktiviteteve të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës si dhe për bashkëpunimin e CCIG me Tiranën dhe komunitetin shqiptare në Gjenevë si dhe imazhin e tyre në Zvicër në fushën e biznesit dhe tregtisë.

CCIG në Gjenevë, ka më shumë se 2500 kompani anëtare, mes tyre edhe shumë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Drejtori i Përgjithshëm i ICC Vincent Subilia fillimisht për gazetën Le Canton27.ch rreth kongresit ne fjalë shpjegon se ”në këtë samit ndërkombëtar për tre dite rresht do te jete bota ne një miniature ne Gjeneve sepse këtu po marrin pjese mbi 1500 personalitete nga mbare planeti. Në kongresin botëror në Gjenevë Kosova e privilegjuar, kemi ftuar një ministrinë mesin e personaliteteve amerikane, te OKB-së, Interpol-it etj.. Pra, në këtë konference botërore është ftuar edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila do te flas te premten e ardhshme para qindra mysafire te ftuar përfaqësues te vendeve botërore dhe organizatave ndërkombëtare. 12,000 dhomat anëtare të rrjetit ose sektori publik. Një mundësi e shkëlqyer për kompanitë që të zhvillojnë famën e tyre dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi. Do të theksojmë veçanërisht rëndësinë e kompanive që luajnë një rol jetik në rigjallërimin e multilateralizmit për një të ardhme të begatë. ”

“Më shumë se 140 folës dhe rreth 40 sesione, seminare ose konferenca do të trajtojnë tendencat dhe sfidat globale aktuale dhe të ardhshme që përcaktojnë aktivitetet e dhomave të tregtisë dhe kompanive. Një pjesë e sesioneve do të mbahen në gjuhën frënge por edhe në gjuhë angleze…” ka shtuar z.Subilia.

I përqendruar në temën “multilateralizmi në shërbim të paqes dhe prosperitetit”, sipas drejtorit gjeneral te ICC-së ne Gjenevë” ky Kongres synon të nxjerrë në pah rolin e biznesit si një nga hallkat e multilateralizmit, në mënyrë që të parashikojmë së bashku një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë për të gjithë. Ai do të nxjerrë në pah gjithashtu rolin jetik të Dhomave të Tregtisë, të cilat punojnë për t’i shërbyer ekonomisë dhe bizneseve.”

Në temën e multilateralizmit, është planifikuar të vizitohet Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK). Sa i përket Gjenevës, inovacioni, Këshilli Evropian për Kërkime Bërthamore (CERN) dhe Campus Biotech janë në agjendë. Dhe kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, zhytja në kantierin detar GeniLac, një nga më inovativët për sa i përket qëndrueshmërisë.

“CCIG ka raporte të mira me Tiranën. Komuniteti shqiptarë në Gjenevë dhe Zvicër është një pasuri e madhe ekonomike që duhet vlerësuar…” ka thënë ne vazhdim z. Vincent Subilia, Drejtor i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë.

Sipas drejtorit te CCIG z.Subilia ” me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe me angazhimin e plotë të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër me qendër në Gjenevë, një delegacion nga Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës (CCIG) kemi vizituar Tiranën ku kishte zhvilluar një aktivitet të dendur me përfaqësues të tregtisë dhe kompanive të rajonit. Një bashkëpunim të tillë e kemi tash edhe me qeverinë re te Kosovës, ku kemi ftuar ministren e ekonomisë znj.Artane Rizvanolli.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA