Sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore do të dorëzojnë një kallëzim penal kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Prokurorinë Speciale.
Kallëzimi do të dorëzohet nga anëtarët e komisionit, në orën 11:30.
Përmes një njoftimi të shpërndarë, komisioni ka ftuar përfaqësues të mediave dhe grupeve të interesit për të qenë të pranishëm gjatë dorëzimit të kallëzimit.
“Të nderuar, sot ne ora 11.30 Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar , Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu dorëzojnë lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale. Ftoheni të dërgoni një ekipe. Vendtakimi: Para hyrjes së Prokurorisë Speciale, ora 11.30”, thuhet në njoftimin e tyre.