Në kuadër të xhiros së 14-të në kampionatin anglez, Premier Ligë, Sot do të zhvillohet edhe derbi i madh ndërmjet Arsenali dhe Manchester United në stadiumin “Emirates”.
I pamposhtur në 12 ndeshje në “Emirates” (10 fitore, barazime 2), Arsenali kthehet në shtëpi, ndërsa kërkon të qëndrojë në hapat e Liverpool-it në garën për titull. Kjo për shkak se “Topçinjtë” po ndjekin një fitore të katërt radhazi në ligë kokë më kokë ndaj United për herë të parë në historinë e tyre, ndërsa ata mund të bëhen gjithashtu skuadra e parë që shënon 3+ gola në katër takime të njëpasnjëshme në ligë në shtëpi me “Djajtë e kuq”, përcjellë KosovaPress.
Trajneri i ri i Mançester United, Ruben Amorim, ka për detyrë të shmangë një fat të tillë dhe skuadra e tij udhëton drejt kryeqytetit pas një fillimi të fortë në mandatin e tij me dy fitore dhe një barazim.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:15.