Dikush ka rrejte për punën e stadiumeve

Qe një temë e mirë – stadiumet! Për krejt ju qe jetoni në Pejë e në Gjilan, stadiumet janë ato hapësirat e mëdha të betonit ku përpara pleqtë thonë që është lujtë futboll.

Sot u bë temë që janë anuluar ndërprerë procedurat e prokurimit për stardiumet e Pejës, Gjilanit dhe për stadiumin olimpik, qy ti olimpik a vendi gërmadhë, Adem Jashari.

Sa jemi në hyrje duhet të themi që disa media kanë rrejtë dhe kanë thënë që janë anuluar tenderët, mandej ministria ka dalë me një sqarim dy rreshta dhe ka pohuar se tenderët nuk janë anuluar, mirëpo, kjo është pjesa e parëndësishme!

Ka portale në Kosovë që vazhdimisht rrejnë dhe ministri në Kosovë që vazhdimisht nuk kryejnë punë. Pjesa e rëndësishme është që STADIUME NUK KA edhe KUSH NUK E DIN KUR KA ME PASË!!!

Hajde tash të merremi pak me atë që avokatët praktikantë kanë qejf ti thonë, meritat e rastit, apo se qysh është e mundshme që një shtet nuk din me maru një stadium, ama bash hiç kurrqysh!

Shkojmë me radhë – stadiumi olimpik Adem Jashari, kuptohet ky nuk as stardium, e as olimpik, por kjo është tjetër temë.

Kosova zhvillon ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2014 dhe në këtë stadium fillimisht ishin investuar nja 700 e diçka mijë euro më 2014 dhe më pas edhe një milion Euro, gjysma pare të shtetit, gjysma pajisje të federatës më 2017.

Këqyre tash, më 2017, pasi ishin futë 2 milion Euro në stadium, mezi diqysh u certifikua nga UEFA si stadium i kategorisë 2.

Para se me vazhdu, një sqarim: top kategoria në UEFA është kategoria 4, më e ulëta është kategoria 1. Pra 2shi është pak mbi minimumin për ndeshje ndërkombëtare. Vazhdojmë!

Për shkak edhe të dështimit në mirëmbajtje, e edhe dëshirës që të shndërrohet në stadium të kategorisë 4, në fund të 2018-ës, Ministria nisi për herë të tretë brenda 4 vjetëve të renovojë këtë stadiuuum.

E treta, e shkreta! Prej 2018-ës, ai venn hajr nuk ka pa! Kontrata u nënshkrua më 2019, kurse projekti është hartuar sipas do procedurave që vlejnë në Evropë, që preferohen nga UEFA, ama nuk vlejnë në Kosovë, kështu që ka pasë vonesa për marrjen e kushteve, e më pas edhe lejes për ndërtim.

Kjo huqje, sado interesante që është, as që i afrohet kësaj tjetrës. Kur e kanë hartuar projektin, më 2018 dhe 2019, në Ministrinë e Sportit nuk e kanë ditë që duhet me shpronësu tokë! Edhe një herë, u dizajnu projekti, mirëpo, nuk e ka ditë kush që është kah dizajnohet në tokë të huaj.

Nejse, edhe ajo tokë kë qenë publike, ama jo e stadiumit, por e kombinatit Trepca!

Kjo i bie që krejt procesi ka qenë në duar të njerëzve të padijshëm, ose të pandershëm, edhe NUK JAM I SIGURT, cili grup është më i rrezikshëm!

Prej 2019-ës, deri më 2023, katër vjet, ka zgjatë procedura për shpronësimin e nja 35 parcelave kah duhet të zgjerohej dhe rinovohej stadiumi. Kjo i bie që Minstria e Sportit dhe Komuna e Mitrovicës ose nuk folin nërmjet vete, ose ka ndonjë telashe që është temë për tjetër herë!

Hajde që u përpilu projekti pa shpronësim, kjo është në kohë të Qeverisë Haradinaj. Hajde mirë që Qeveria Kurti I e Hoti s ditën sen, ama qysh bre Qeverisë Kurti II ti duhet kohë deri në shtator të 2023-ës për me e kry atë dreq shpronësimi.

Hajde qe u kur shpronësimi në shtator 2023 – çka kanë me raportuar këta njerëz në shkurt 2025?!!

Është dashur sërish të fillohet procedura e kushteve, manej e lejes së ndërtimit, ej bre! Sërish procedura, letra, burokraci, ndalime të prokurimeve gjithçka, veç punë jo! 6 vjet, katër
kabinete qeveritare, një renovim i një stadiumit nuk përfundon!

Nga Mitrovica e Jugut shkojmë në Gjilan – tjetër qytet me një gërmadhë ku gojëdhënat flasin se dikur është luajtur futboll.

Stadiumi i Gjilanit ka nisur të rinovohet më 2016, edhe një herë 2016, para 8 vjetëve! Edhe këtu ka katalog të shkeljeve e budallakive, por dy janë të mira!

E para, renovimi ka nisë me nijetin që stadiumi me qenë i kategorisë 2 të UEFA-s dhe pasi ka nisë, kanë thënë: pse 2, hajde po e bëjmë të kategorisë 4, me të njëjtin projekt!

Po e dini tash! Pasi projekti ka nisë, u konstatua se Komuna kurrë nuk e ka nisë projektin në UEFA për të vërtetuar nëse plotëson kushtet e tyre për gradim të cilësdo kategori, mandej rrugës dikah nga kjo qeveri është rishiku dhe amandamentuar kontrata, derisa më 2022 kontrata u ndërpre me ka krejt!

E dyta, nëse po mendoni, së paku Gjilani paska komunikuar me Ministri dhe s’paska telashe me shpronësim – gabim jeni!

Kontesti pronësor lidhur me një pronë private të pengoj shtrirjen e gypave të kanalizimit dhe atmosferik, e që i kishte pamundësuar OE-së të realizojë punimet për një vit të tërë. Një pronar konteston, gypi s kalon, një vit punime humbet, afatet ecin, paret nuk qarkullojnë, maqinat rrinë, Feyenordi n vend të Gjilanit vjen në Prishtinë… zinxhir I gjatë I huqjeve dhe dëmeve!

Prapë, ose janë të padijshëm, ose të pandershëm edhe kurrë nuk e di se cilët janë më të rrezikshëm!

Më 2022 u anulu projekti krejtësisht! MKRS e mori në dorë që ta përfundojë vetë dhe nuk ishte në gjendje dhe më pas sërish ia dha Komunës së Gjinalit projektin duke ia dedikuar ja 15 milionë Euro.

Kjo është e njëjta komunë që deri n Ramazan, as buxhet nuk kanë pasë, sot e kanë miratu, e dikush pret që këta me menaxhu 15 milionë projekt për stadium.

Ju nëse doni merrini seriozisht ata, punë e juaja është!

Tash unë këtu mund të vazhdoj edhe për stadiumin e Pejës edhe për projekte tjera që ky shtet nuk i ka kryer.

Gati krejt i kanë këto elemente të përbashkëta: janë nisë mbrapsht, janë vazhdu keq, nuk kanë përfundu kurrë!

Pra, tenderët nuk janë anuluar dhe Ministrisë unë i besoj në këtë pjesë. Ama stadiumet janë të pashfrytëzueshme sivjet e ec e dije deri kur!!!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA