Përgatiti: Arian Hajdaraj
Për dy ditë me radhë, dëshmitari i 106-të dëshmoi me identitet të fshehur, në procesin ndaj Thaçit e të tjerëve, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Mesditën e së enjtes, dëshmitari, i cili merret vesh se është i nacionalitetit serb, edhe e përfundoi dëshminë në këtë proces.
Meqenëse, dëshmoi me masa mbrojtëse dhe përmes video-lidhjes, prokurori i përmblodhi pretendimet e tij, për keqtrajtimin nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Me 1998-ën, dëshmitari u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me maska që mbajnë uniforma të zeza të UÇK-së dhe emblemën e UÇK-së. Atë e çuan në një vend të UÇK-së dhe e mbajtën të ndaluar për disa ditë. Atij i kanë bërë pyetjet e UÇK-së dhe keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur”, tha Cezary Mihailzcuk, prokuror.
Këto pretendime kundër tyre dhe gjithë seancën, të akuzuarit e përcollën përmes video-lidhjes.
Dëshmitari i 107-të pritet ta fillojë dëshminë në seancën e 25 nëntorit.