13.8 C
Pristina
E diel, 22 Shtator, 2024

Dëshmitari thotë se me Pjetër Shalën janë takuar dy herë gjatë luftës

Dëshmitari Mark Shala gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën.

“Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në qendrën stërvitore në Burrrel. Ai ka ardhë në Kukës dhe jemi takuar aty. Unë datën nuk e di saktësisht, por mund të ketë qenë në fillim të prillit. E kam takuar konkretisht në Uzinë, për çka ai ka qenë në një objekt tjetër diku në periferi të Kukësit. Ka ardhë për t’u takuar me mua dhe kemi bisedu, e kemi pirë nga një kafe”, tha dëshmitari Shala.

Në këtë takim, dëshmitari Shala tha se Pjetër Shala iu është lutur që t’i sigurojë armë që t’i bashkohet luftës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk ka zgjatë më shumë se gjysmë ore. Kemi biseduar për rrjedhën, çka do të ndodhë, çka do të bëhet. Nuk e di se kur është kthy, se edhe ai është kthy nga perëndimi se edhe ai ka qenë në Belgjikë të familjarët e vet dhe ka ardhë në luftë në Kosovë. E di që më ka thënë që e ka mendjen të shkojë në vijën e parë të frontit. M’u është lutur që t’ia siguroj një armë dhe më ka thënë që nuk e ka ndërmend të kthehet pa u kry kjo luftë. Ja kam siguru armën dhe ai e ka marrë rrugën për vijë të frontit. Një armë të tipit Snajper, atë armë e ka nënshkru. Unë i kam dhënë urdhrin një oficeri e ka nënshkru numrin e vërtetimit, e ka marrë armën dhe ka ecë”, tha dëshmitari Shala.

Ndërsa, herën e dytë, dëshmitari Shala tha se me Pjetër Shalën për herë të dytë gjatë luftës janë takuar në një kafe në qytetin e Kukësit.

Dëshmitari Shala tha se me Pjetër Shalën janë të një fisi, mirëpo nuk kanë afërsi familjare.

“Nuk kemi marrëdhënie të afërta familjare, por tek ne shqiptarët farefisi shkon shumë larg, shumë gjatë. Unë edhe në bazë të thënave dhe baballarëve të gjyshit tim, kurrkush nuk e mban mend të kemi qenë një bashkësi, por te fisit siç quhet tek ne, jemi të një fisi”, tha ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA