Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë sjellë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në seancën e kaluar, Prokuroria kishte ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.
Ndërsa në seancën e 29 janarit, Naim Murseli pati thënë para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.






