DASH: Dënojmë sulmin në veri, ofrojmë mbështetje për ndëshkimin e përgjegjësve

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se dënon sulmin ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në veri të Kosovës, duke ofruar mbështetje për t’i ndëshkuar përgjegjësit.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se do t’i vlerësojnë mbështetësit për tejkalimin e kësaj situate.

“Dënojmë sulmin e 29 nëntorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit si dhe do t’i vlerësojmë ofertat e mbështetjes në këtë përpjekje”, ka shkruar Miller, derisa ka përmendur KFOR-in dhe kontribuuesit e tjerë që ndihmuan në rivendosjen e furnizimit me ujë.

Pas sulmit me eksplozivë në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, Policia e Kosovës edhe gjatë së dielës ka kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione, me ç’rast ka konfiskuar armë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA