Dafina Zeqiri përballë kritikave: Unë kam kontakt me mjekun 24/7

Dafina Zeqiri është ballafaquar me disa komente negative për paraqitjet e saj në mbrëmje muzikore gjatë shtatzënisë. Një pjesë e audiencës ka qenë kritike ndaj mënyrës se si këngëtarja e njohur po vazhdon karrierën e saj muzikore gjatë kësaj periudhe, duke e paragjykuar për paraqitjet dhe performancat në skenë.

Dafina, e cila është në pritje të fëmijës, ka reaguar disa herë ndaj këtyre komenteve, duke theksuar se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë për të vazhduar karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë që është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Ajo ka shprehur mendimin se shtatzënia nuk do të thotë që një grua është e sëmurë apo se duhet të ndalojë jetën dhe aktivitetet e saj profesionale.

“Çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde,” ka deklaruar Dafina, duke shtuar se është e rëndësishme që gratë të mbështeten dhe të respektohen gjatë këtij procesi, pa u paragjykuar për zgjedhjet e tyre profesionale.

Në një postim të mëvonshëm, Dafina ka sqaruar më tej situatën dhe ka shprehur se ajo është duke ndjekur me kujdes udhëzimet e mjekëve dhe po merr çdo masë të nevojshme për të ruajtur shëndetin e saj dhe të fëmijës. “Unë kam kontakt me mjekun 24/7, shkoj në kontrolla dhe gjithçka po shkon super mirë,” ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. Ajo ka shtuar se ata që paragjykojnë dhe komentojnë negativisht janë “pak e gjynah” dhe se ata duhet të fokusohen më shumë tek punët e veta dhe të mos ndërhyjnë në jetën e të tjerëve.

Dafina Zeqiri ka marrë gjithashtu shumë komente pozitive dhe mbështetje nga audience e saj, të cilët e mbështesin në vendimet e saj profesionale, sidomos në lidhje me vazhdimin e karrierës gjatë shtatzënisë.

Një nga komentet më të veçanta ishte krahasimi me Rihanna-n, e cila dha një shfaqje mbresëlënëse në Super Boël ndërkohë që ishte shtatzënë. “Rihanna performoi një shfaqje të tërë në Super Boël dhe askush nuk e gjykoi,” shkruan një ndjekës, duke theksuar se Dafina gjithashtu ka të drejtën të vazhdojë me performancat e saj pa u paragjykuar.

Një tjetër mesazh nga një ndjekës tjetër, shkruajti: “Duffy, je më e mira. Djali yt do të jetë shumë krenar për TY. Urime për shtatzëninë, Dafina! Të uroj një periudhë të mrekullueshme gjatë kësaj udhëtimi speciale. Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë një ikonë. Të dua!”

Gjatë stinës së verës, Dafina nuk pritet të marrë pjesë në evente të mëdha muzikore, ndërsa sic u tha, datat që ishin planifikuar për të, tashmë po rezervohen nga këngëtare të tjera.

Pavarësisht ndryshimeve në jetën e saj, Dafina vazhdon të jetë energjike dhe e pranishme për publikun e saj.

Ky moment i rëndësishëm në jetën e Dafinës duket se po tregon jo vetëm përkushtimin e saj ndaj muzikës, por edhe lidhjen e fortë që ka krijuar me publikun ndër vite./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA