Coldplay thyen rekordin e Taylor Swift për turneun më të ndjekur të koncerteve

Turneu “The Eras” i Taylor Sëift arriti suksese të jashtëzakonshme, duke shtuar miliarda në ekonominë globale dhe duke mbushur stadiume në mbarë botën.

Megjithatë, Coldplay ka thyer rekordin e saj për turneun më të ndjekur të koncerteve, pas koncerteve të jashtëzakonshme në Zelandën e Re si pjesë e “Music of the Spheres Ëorld Tour”. Ky turne ka arritur 10.3 milionë njerëz, duke kaluar shifrën prej 10.1 milionë të turneut “The Eras”.

Coldplay ka realizuar 175 koncerte dhe parashikohet që ky numër të kalojë 12 milionë deri në përfundim të turneut. Grupi përdori stadiume më të mëdha dhe më shumë koncerte për ta bërë këtë turne më të madhin në histori, duke e tejkaluar turneun e Ed Sheeran dhe U2 për frekuentim.

“Music of the Spheres Ëorld Tour” dhe “The Eras” janë të vetmit turne që kanë shitur mbi 10 milionë bileta./NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA