Cher ka pohuar se ish-bashkëshorti i saj, Sonny Bono, e ka mashtruar nga ana financiare.
Këngëtarja i bëri këto akuza ndërsa promovonte librin e saj të ri, Cher: The Memoir.
“Më mori të gjitha paratë”, tha 78-vjeçara. “Unë thjesht mendova: “Ne jemi burrë e grua. Gjysma e gjërave janë të tij, gjysma janë të miat.” Nuk më shkonte mendja se mund të bënte dicka të tillë.”
Bono kishte krijuar një kompani të quajtur Cher Enterprises, duke zotëruar 95% të biznesit dhe 5% të tjera ia jepte avokatit të tij.
Çifti u takua në vitin 1961 kur Cher ishte 16 vjeç dhe Bono ishte 27.Ata u martuan në 1964 dhe u ndanë në 1972, përpara se të divorcoheshin përfundimisht në 1975.
Gjatë kohës së tyre së bashku, dyshja publikuan këngë hit si Baby Don’t Go dhe I Got You Babe, përpara se të shfaqeshin në The Sonny & Cher Comedy Hour dhe The Sonny & Cher Shoë. Ata u nominuan për dy çmime Grammy dhe shitën mbi 40 milionë disqe.
Në librin e saj, Cher tregon sesi fama e ndryshoi ish-bashkëshortin e saj.
“U zgjova një mëngjes – herët, si 5 – dhe thjesht mendova, ‘Nuk do ta bëj më këtë. Do ta lë atë'”, tha ajo. “Fillova të zbatoja një plan që ishte aq i rrezikshëm sa nuk e di se si i kisha nervat për ta bërë atë”.