Chelsea është finalisti i dytë i FA Cup, pasi në gjysmëfinale triumfoi ndaj Leeds United. Pas disa rezultateve negative, “Blutë” u kthyen te fitorja me suksesin 1-0.
Leeds United e nisi më fuqishëm ndeshjen, duke rrezikuar përmes Brendan Aaranson, por Sanchez me një pritje të shkëlqyer ia mohoi golin.
Goli i vetëm erdhi nga Enzo Fernandes, i cili shënoi me kokë pas një asistimi të Pedro Netos në minutën e 23-të.
Leeds tentoi të kthehej në lojë dhe rrezikoi edhe përmes Anton Stach, por sërish Sanchez ishte në vendin e duhur në minutën e 47-të.
Chelsea më pas u fokusua te mbrojtja dhe deri në fund arriti të ruajë rezultatin, duke siguruar fitoren.
Kësisoj, Chelsea shkon në finale, aty ku e pret Manchester City, e cila të shtunën eliminoi Southamptonin.






