Kim Kardashian bëri të ditur pjesën më të vështirë si një nënë e vetme. Postimi i saj vjen mes pretendimeve që Kanye nuk i ka parë fëmijët e tyre që shumë kohë. Ish-çifti ka katër fëmijë së bashku – North, Chicago, Saint dhe Psalm.
“Pjesa e trishtueshme e mëmësisë është se po rrit të vetmin person pa të cilin nuk mund të jetosh… të jetë në gjendje të jetojë pa ty”, shkroi ajo, duke lënë të paqartë se për kë e ka fjalën. Kjo vjen pas pretendimeve se ish-bashkëshorti i saj nuk i ka parë fëmijët e tyre për 47 ditë. Kanye së fundmi është parë duke u argëtuar në Japoni me gruan e tij të re Bianca Censori.
Hera e fundit që Kanye u pa me fëmijët e tij në publik ishte gjatë një udhëtimi në Kinë më 15 shtator.
Sipas një burimi, “Kanye fatkeqësisht nuk është shumë pranë. Edhe pse ka ndihmë, Kim ka ende shumë punë për të që të balancojë dhe koordinojë gjithçka,” tha burimi.
“Jeta e Kim është rreth orareve të fëmijëve të saj. Kur ata janë në shkollë, ajo punon. Kur ata janë jashtë, ajo është shumë e përqendruar për të qenë nënë.”
Është e paqartë se kur Kanye do të kthehet në Amerikë për të qenë me fëmijët e tij, me raporte që sugjerojnë gjithashtu se ai mund të jetë duke kërkuar një qëndrim të përhershme në Tokio. Ai ka kaluar shumë kohë në kryeqytetin japonez ndërsa punon për albumin e tij të ardhshëm, Bully./NO FILT