Çështja gjyqësore e Pjetër Shalës në Hagë, të premten shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, do të shpallet në seancën e së premtes.

Sipas njoftimit, tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse.

“Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet edhe në gjuhën shqipe nëpërmjet transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara, me vonesë prej 10 minutash, ose nga ambientet për publikun në ambientet e gjykatës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjatë gjykimit të Shalës, Trupi Gjykues dëgjoi 22 dëshmitarë, 10 të thirrur nga Prokurori i Specializuar, 2 të thirrur nga Mbrojtësja e Viktimave dhe 10 nga Mbrojtja.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA