Çeku: Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm nis ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës

Përgatiti: Fatlum Jashari

Pa dhënë shifra e detaje konkrete, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit pritet të nisë më 2025.

Këtë njoftim ai e bëri teksa dha një përditësim informacionesh lidhur me planin pesëvjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit, i cili parasheh investime në vlerë rreth 200 milionë euro për ndërtim, rindërtim, ose renovim të 22 stadiumeve në 18 komuna.

“Aktualisht, bashkë me Ministrinë e Financave po bëjmë negocimin e kredisë ndërkombëtare. Në momentin që do ta kemi marrëveshjen për kredi, e njëjta procedohet në Kuvend për ratifikim dhe presim që në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm të nisin punimet edhe në ndërtimin e Stadiumit Nacional të Kosovës”, tha Çeku.

Përkundër se për disa prej stadiumeve si në Suharekë, Mitrovicë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj etj., s’ka buxhet të ri për vitin 2025, por vetëm bartje dhe për disa të tjerë si në Drenas e Vushtrri, për vitin e parë parashihen vetëm nga 500 mijë euro, ai mohon lidhjen e kohës së vendimeve dhe prezantimit me fushatën.

“Nuk besoj që mund të ketë diçka që lidhet tash me zgjedhjet, sepse kjo punë ka nisë para dy vjetësh, ky plan që kemi prezantuar”, tha Çeku.

Ministri Çeku shprehu keqardhje që Shqipëria zgjodhi Serbinë, si partnere për organizimin e kampionatit evropian të futbollit U21, pas tre vjetësh.

“Faktet duhen thënë, ne si ministri nuk jemi kontaktuar asnjëherë në raport me mundësinë e bashkë-organizimit të këtij kampionati. Pra ne kemi kuptuar që një gjë e tillë po ndodh në momentin kur është publikuar aplikimi i përbashkët i Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar këtë kampionat”, tha Çeku.

Sipas ministrit, Kosova do të “finalizonte investimet në mjaftueshëm stadiume” para nisjes së kampionatit, më 2027, nëse do t’i kërkohej bashkë-organizimi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Hapet baza e re amerikane në Poloni

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

spot_img

LAJME TË TJERA