Buxheti për vitin 2025 diskutohet në Kuvend javën e ardhshme

Përgatiti: Benita Zeneli

Të hënën e 11 nëntorit do të mbahet seanca plenare ku do të diskutohet Buxheti i Kosovës për vitin 2025.

Por kështu siç është, opozita nuk do ta votojë.

Mirëpo, në rast se pushteti i merr parasysh kërkesat e opozitës, atëherë sipas Arben Gashit të LDK-së, mund të ketë ndryshime për votim.

“E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në Ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa, e dyta është që tentojnë me bë këta, është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu, e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi.

Kundër u deklaruan edhe nga AAK-ja.

“Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi i kësaj qeverise. Letërnjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majtë pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, tha deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Megjithatë, kundërshtimet e opozitës nuk po merren parasysh nga partia në pushtet.

Sipas shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, edhe pa votat, mund të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm.

“Ne e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe kanë vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Buxheti i miratuar në qeveri për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.

930 milionë euro është shuma e ndarë për investime kapitale që qeveria planifikoi për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, buxheti në total i komunave do të jetë 788 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA