Jayden, djali më i vogël i Britney Spears, ka marrë iniciativën për të rindërtuar marrëdhënien e tyre të tensionuar. Sipas burimeve 18-vjeçari ishte ai që kontaktoi i pari pas disa vitesh që ishte larguar.
“Jayden i dërgoi mesazh Britney-t për ta lajmëruar se ishte kthyer në shtëpi,” tha një burim i brendshëm. “Ajo ishte shumë e lumtur që dëgjoi dhe takoi atë.”
Jayden dhe vëllai i tij, Sean Preston, u zhvendosën në Haëaii vitin e kaluar pasi njerka e tyre, Victoria Prince, mori një punë në Universitetin e Haëaii-t. Babai i tyre, Kevin Federline, ka pasur kujdestarinë e plotë që nga viti 2008, një vit pasi ai dhe Spears u ndanë.
Avokati i Federline-it, Mark Vincent Kaplan, konfirmoi se babai ishte në dijeni të planit të Jayden për të vizituar nënën e tij të famshme. “Ai është shumë i afërt me të gjithë fëmijët e tij,” tha Kaplan, duke shtuar, “Nëse djemtë ndihen rehat duke përmirësuar marrëdhëniet me nënën e tyre, Kevin e mbështet plotësisht.”
Kaplan shpjegoi se që të dy djemtë janë tashmë të rritur dhe Kevin i mbështet në vendimet e tyre, duke u lënë lirinë për të bërë atë që ndiejnë se është më e mira për ta.
Përndryshe, Britney dhe Jayden kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ai është kthyer në Kaliforni, ku jeton këngëtarja.
“Britney është shumë e lumtur që e ka rikthyer djalin e saj,” tha një tjetër burim për ribashkimin e tyre. “Gjithçka po ecën në drejtimin e duhur.”
Procesi i ribashkimit ka nisur prej disa kohësh. Kaplan konfirmoi se Spears ka kontaktuar me djemtë e saj në gusht të vitit 2023 dhe përsëri gjatë Ditës së Nënës në qershor.
Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Jayden në Los Anxhelos, por bruimet tregojnë se ai nuk po qëndron në vilën prej 7.4 milionë dollarësh të Spears në Thousand Oaks. “Ai është i hapur për të përmirësuar marrëdhëniet me nënën e tij dhe për të parë se si shkojnë gjërat,” shtoi një burim. “Do të kërkojë kohë dhe nuk do të jetë një pajtim i menjëhershëm.”
Jayden po mendon të ndjekë kolegjin në Kaliforni dhe dëshironte të takonte disa nga miqtë e tij në LA pas diplomimit të tij nga shkolla e mesme në Haëaii. Ende nuk dihet nëse Preston, tani 19 vjeç, ka plane për t’u ribashkuar me nënën e tij në të ardhmen e afërt.
Nga ana financiare, Spears ka përfunduar pagesat e mëdha të alimentacionit, pasi të dy djemtë kanë përfunduar shkollën e mesme. Federline ka marrë 40,000 dollarë në muaj nga këngëtarja deri vitin e kaluar, kur Preston mbushi 18 vjeç. Pas asaj kohe, ata ranë dakord që Spears t’i dërgonte Federline 20,000 dollarë në muaj derisa Jayden të bëhej i rritur ligjërisht ose të përfundonte shkollën e mesme.
Kaplan gjithashtu deklaroi se Britney ka pranuar të mbulojë disa shpenzime të tjera të padeklaruara për djemtë në vitet e ardhshme, duke përfshirë potencialisht shpenzimet për arsimin e lartë.