Botërori 2034 do të luhet në janar? FIFA pranë vendimit historik

Kampionati botëror i futbollit 2034 me 48 ekipe kombëtare mund të mbahet në janar në Arabinë Saudite, e cila është favoritja më e madhe e FIFA-s.

Deri më tani, botërori ende është planifikuar të zhvillohet në qershor dhe korrik, por në atë kohë temperaturat kalojnë 40 gradë Celsius, sipas The Sun.

Përveç kësaj, datat e planifikuara përkojnë me Ramazanin, një periudhë fetare në të cilën myslimanët agjërojnë gjatë ditës.

“Nëse autoritetet saudite nuk lejojnë të zhvillohet një festival i madh fetar, gjë që konsiderohet e pamundur, turneu mund të luhet 10 muaj më herët se sa pritej”, shkruan Daily Express.

Është e sigurt që FIFA do ta analizojë mirë situatën dhe ndoshta do të arrijë një zgjidhje të ngjashme me atë dy vjet më parë, kur e zhvendosi Botërorin në Katar në sezonin dimëror.

Botërori i ardhshëm 2026 mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 2030 do të shkojë në Spanjë, Portugali dhe Marok, pasi Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje në fillim të turneut.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA