Blake Lively dhe Ryan Reynolds do të mungojnë në Met Gala tw këtij viti, sipas disa burimeve. Kjo vjen pas problemeve ligjore që Lively po zhvillon me kolegun e saj nga “It Ends With Us”, Justin Baldoni.
Në fund të vitit 2024, Lively paditi Baldoni për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti pune të pasjellshëm gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Baldoni e mohoi këtë akuzë dhe e paditi Lively për shpifje, duke e akuzuar atë dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh.
Ky konflikt ligjor ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke përfshirë komente nga figura publike si Joe Rogan, i cili kritikoi Lively dhe Reynolds për padinë ndaj Baldoni.
Për më tepër, një dokumentar i titulluar “He Said, She Said” po shqyrton këtë mosmarrëveshje ligjore dhe personale mes Lively dhe Baldoni, duke ofruar intervista ekskluzive dhe dokumente gjyqësore për të paraqitur të dyja palët e historisë.
Pavarësisht mungesës së tyre në Met Gala, Lively dhe Reynolds kanë mbajtur një profil të ulët në lidhje me këtë çështje, ndërsa Baldoni ka vazhduar të mbrojë veten publikisht./ NO FILT/