​Bislimi takoi Prattipati, shpreh mirënjohje për aleancën e SHBA-së me Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim zëvendës shefen e misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilave zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi konstruktivitetin e Kosovës në secilin proces.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për partneritetin dhe aleancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Anu Prattipati arriti si zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, në korrik 2024. Para detyrës së saj në Kosovë, ajo ishte këshilltare politike dhe ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Holandë.

Ajo ka shërbyer edhe në Departamentin e Shtetit në Zyrën e Nënsekretarit për Çështje Politike, Qendrën Operative dhe Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe Biznesit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA