Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe kryetaren e saj, Ekaterina Trendafilova.
Në fjalën e tij para Kuvendit, Behrami tha se Gjykata Speciale dhe Bashkimi Evropian e trajtojnë Kuvendin e Kosovës si “nënë surrogate”.
“Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, ky është komunikimi i parë i kësaj gjykate me neve. A e dini pse? Sepse Trendafilova dhe Bashkimi Evropian Kuvendin e Kosovës e konsiderojnë si një nënë surrogate, derisa ‘prindër ligjor’ e konsiderojnë EULEX-in, UNMIK-un dhe Rezolutën 1244. Gjykata Speciale është duke bërë një devijim të tmerrshëm të mandatit që ia ka dhënë ky Kuvend”, ka deklaruar Behrami.






