Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndezur pritshmëritë e fansave me njoftimin e këngës së dytë nga albumi i saj të ardhshëm, “Dirty Blonde”, i cili do të publikohet këtë të premte.
Projekti i ri mban titullin “Çike Çike” dhe ka tërhequr vëmendjen e veçantë të audiencës shqiptare për shkak të vargjeve në shqip që po bëhen virale në rrjetet sociale: “Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.”
Kënga do të shoqërohet me videoklip, duke e bërë albumin “Dirty Blonde” një projekt vizual, ku secila nga 13 këngët do të ketë klipin e vet. Trailer-i i publikuar në Instagram shfaq Bebe Rexhën në një skenar provokues dhe flirtues me një burrë më të moshuar, duke e puthur atë dhe duke treguar tatuazhin me emrin “Bebe” në barkun e tij. Videon Rexha e shoqëroi me mbishkrimin provokues: “Ku janë të gjithë k* e mia shqiptare.”*
Fansat po presin me padurim publikimin e plotë, ndërsa pritshmëritë janë që “Çike Çike” të bëhet një nga hitet më të diskutuara të sezonit dhe një moment i veçantë që lidhet me rrënjët shqiptare të artistes.
View this post on Instagram






