spot_imgspot_img
spot_img

BE akuzon Meta-n dhe TikTok për shkelje të rregullave të përmbajtjes digjitale

Bashkimi Evropian akuzoi të premten, më 24 tetor, kompanitë Meta dhe TikTok për shkelje të rregullave digjitale të përmbajtjes, duke i vënë këto kompani në rrezik të gjobave të mëdha.

BE ka forcuar kuadrin ligjor, që kërkon nga gjigantët e teknologjisë të parandalojnë përhapjen e përmbajtjes së paligjshme dhe të sigurojnë që tregjet digjitale të jenë të hapura për konkurrencë.

Komisioni Evropian njoftoi të premten se platformat Facebook dhe Instagram të Meta-s, si dhe TikTok, kanë shkelur Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), ligjin e BE-së për moderimin e përmbajtjes, i cili u kritikua edhe nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo është hera e parë që Komisioni akuzon “Meta”-n për shkelje të DSA-s, akuzë të cilën kompania e ka mohuar.

Edhe pse njoftimi përfshin TikTok, i cili i përket kompanisë kineze “ByteDance”, ai mund të zemërojë Trump-in, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj vendeve, me rregullore që synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane.

Pavarësisht kërcënimeve, BE-ja ka thënë se do të zbatojë rregullat e saj.

Brukseli tha se, sipas vlerësimit të përkohshëm, Meta dhe TikTok nuk po u ofrojnë kërkuesve të dhënave publike dhe “akses të përshtatshëm”.

Rregullatorët e BE-së insistonin se këto rregulla nuk kanë të bëjnë vetëm me transparencën, por edhe me mundësimin që studiuesit të kryejnë punë thelbësore, si p.sh. të kuptojnë sa fëmijë janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në platformat më të përdorura.

TikTok u shpreh se ishte “i përkushtuar ndaj transparencës”. “Po shqyrtojmë gjetjet e Komisionit Evropian, por kërkesat për të lehtësuar mbrojtjen e të dhënave vendosin DSA-në dhe GDPR-in në tension të drejtpërdrejtë”, tha një zëdhënës i TikTok. “Nëse nuk është e mundur të përmbushen plotësisht të dyja, ne kërkojmë nga rregullatorët të sqarojnë sesi duhet të harmonizohen këto detyrime”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA