Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar, humbje kohe

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar,  humbje kohe

Analisti politik Bastri Muja e ka konsideruar të panevojshme vonesën 30-ditore për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj se ka qenë një humbje kohe. Unë nuk e kam kuptuar absolutisht dhe e kemi biseduar edhe në këtë studio pse është dashur të pritet 30 ditë. Në një farë mënyre, është vendosur status quo, dhe për 30 ditë shteti ka qenë në bllokadë për një nënkryetar,” tha Muja.

Reklamë

Ai theksoi se në raste të tilla, Gjykata Kushtetuese do të duhej të kishte ofruar një zgjidhje më të menjëhershme.

“Gjykata Kushtetuese, në situata të tilla, në ngërçe të tilla, mendoj se është dashur të ofrojë një zgjidhje, sepse unë jam i sigurt që ne do ta gjejmë një zgjidhje dhe do ta tejkalojmë këtë ngërç tani. Por, nëse e shohim nga perspektiva e zgjedhjeve të ardhshme, do ta kemi të njëjtin problem,” u shpreh Muja.

Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar, humbje kohe | ATV