Basketboll/ Kosova po përgatitet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027

Kosova ka filluar përgatitjet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 në basketboll Dardanët nisën misionin nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet i cili i prezantua të hënën.

Stërvitja e parë ka shkuar shumë mirë, ku të gjithë basketbollistët po japin maksimumin, derisa atmosfera është shumë e mirë në kampin Dardan. Të mërkurën në mëngjes u bashkuan edhe basketbollistët e Trepcës, Dardan Kapiti, Mikaile Tmusiq dhe Erjon Kastrati.

Gjithashtu përgatitjeve do t’i bashkohet Dominic Artis, i cili do të jetë një armë shumë e fortë për Kosovën për dy ndeshjet si mysafire. Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA