Prioritetet e tij nuk i tregoi në kohën që i ishte rezervuar, por 3-minutëshin, Sokol Bashota, kandidati për Klinën nga Partia Demokratike e Kosovës, e shfrytëzoi për të kritikuar kundërkandidatin e tij, Zenun Elezajn.
“Kryetari i Komunës së Klinës ka punësuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension. Familjarët e tyre kanë dalë në pension dhe ky i ka marrë familjarët e tyre si trashëgimtarë. Nuk e di a është monarki,” deklaroi Bashota.
Por Zenun Elezaj kërkon emra konkretë për këto punësime.
Bashota nuk ndalet me kaq. Ai akuzon kryetarin aktual se ka bërë edhe pazare me individë të subjekteve të tjera politike.
“Ka bërë pazare me individë të subjekteve të tjera politike paraprakisht, për t’i ateruar në AAK, për t’i punësuar ata. Enver Berisha e ke ba drejtor i financave, vëllain ja ke marrë drejtor shkolle. Ai është llaskuc politik,” tha Bashota.
Por kryetari Elezaj arsyetohet se nuk ka punësuar familjarë, por qytetarë të Klinës.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.







