Edhe në këto orët e vona është duke mbizotëruar një atmosferë festive në kryeqytet, ku nuk po mungon pjesëmarrja e madhe e qytetarëve si dhe aktivitete të ndryshme për Ditën e Flamurit.
Edhe Kreshnik Muriqi, mërgimtar nga Gjermania kishte ardhur enkas për të festuar 28 Nëntorin.
“Baba gjithmonë na ka thënë: kurrë mos harro vendin tënd! Jam larguar që fëmijë, por gjithmonë kthehem me zemër këtu,” tha Kreshniku në një bisedë për ATV-në.
Ai tregoi se gjatë ditës kishte bërë vizita edhe në Prekaz.
Më shumë detaje rreth festimeve të 28 Nëntorit në kryeqytet, e gjeni në videon më poshtë: