Kalo te përmbajtja
Të fundit

Avokati i Popullit akuzon Gjykatën Speciale për mungesë transparence

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Avokati i Popullit akuzon Gjykatën Speciale për mungesë transparence

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur shqetësime serioze për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai thotë se ka mungesë transparence dhe llogaridhënie, dhe se nuk dihet nëse juridiksioni i kësaj gjykate është në përputhje me standardet e Kosovës për gjykim të drejtë.

Reklamë

Shqetësime ka edhe për kufizimin e vizitave dhe përgjimet telefonike të të paraburgosurve.

Sipas Qelajt, kryetarja Ekaterina Trendafilova i ka hedhur poshtë këto vërejtje, me arsyetimin se gjykata është transparente.

Qelaj thotë se ka parë hezitim dhe mbyllje të institucionit, ndërsa paralajmëron veprime ligjore nëse nuk merren masa.

Reklamë

Avokati i Popullit akuzon Gjykatën Speciale për mungesë transparence | ATV