Një i ri humbi jetën këtë fillim jave në një aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë.
Aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Shtetasi S. K., 20 vjeç, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda, i riu ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa policia vendore njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.