Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka grumbulluar 883.6 milionë euro tatime deri me 30 nëntor 2024 ose 90.7 milionë – 11.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes, thuhet në njoftim.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte njoftuar më herët se ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lart se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.
Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të administratës tatimore.