Atentat në Tiranë, vritet djali 28-vjeçar i ish-gjyqtarit Fran Prendi

28-vjeçari Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi, humbi jetën si pasojë e një atentati.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës në zonën e Oxhakut në Tiranë. 28-vjeçari ka qenë duke dalë nga një lokal dhe sapo ka hipur në makinën e tij është qëlluar nga autorët.

Mësohet se atentatorët kanë qenë duke e pritur të dilte nga lokali dhe me pas të ekzekutonin objektivin. Në ngjarje ata kanë përdorur armë me silenciator ndërsa viktima Klajdi Prendi ka marrë plumba në kokë dhe gjoks.

28-vjeçari fillimisht mbeti i plagosur në vendngjarje dhe shokët me të cilët shoqërohej e dërguan me makinën e tij tip “Benz G Class” drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra.

Në automjet janë konstatuar disa plumba nga ana e shoferit dhe në xhamin e parë të saj.

Policia pak minuta më vonë gjeti një makinë duke u djegur në zonën e Farkës, e cila dyshohet se është e ekzekutorëve të Klajdi Prendit.

28-vjecari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, i cili pasi u njoftua për ngjarjen mbërriti në vendin ku iu bë atentat të birit.

Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij si gjyqtar ne Gjykatën e Posaçme, ndërsa ka shërbyer më herët edhe si gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ndërsa karrierën e tij e ka filluar në qytetin e Pukës.

Policia po heton në disa pista për zbardhjen e atentatit ndaj të riut ndërsa është në kërkim të ekzekutorëve të cilët dyshohet të jenë më shumë se dy.Klan News

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA