3.4 C
Pristina
Monday, December 22, 2025

Asllani – I përqendruar te Hoffenheim, por në vëmendjen e top-klubeve

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po shndërrohet në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të verës. Paraqitjet e tij pozitive me Hoffenheim dhe klauzola e largimit prej 25–29 milionë eurosh kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas mediave ndërkombëtare, Barcelona ka shprehur interes për 23-vjeçarin, ndërsa në Gjermani atë po e monitorojnë nga afër Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Asllani ka konfirmuar se është i vetëdijshëm për spekulimet, por thekson se për momentin fokusi i tij mbetet te Hoffenheim.

“Është privilegj të përmendesh nga klube të tilla, por aktualisht jam i përqendruar te Hoffenheim te ndeshjet dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund, çdo gjë në kohën e duhur” u shpreh ai.

Sulmuesi kosovar shtoi se planifikimi i karrierës është tashmë një domosdoshmëri.

“Flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet ta di deri ku dua të shkoj, çfarë dua dhe cilat janë prioritetet e mia.”

Asllani theksoi se për të, balanca mes futbollit dhe jetës personale është thelbësore, duke nënvizuar se një jetë e rregulluar jashtë fushës ndikon drejtpërdrejt edhe në suksesin sportiv. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA