5.2 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Arsyet pse Mariah Carey kishte një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të ndjerë

Këngëtarja Mariah Carey bëri të ditur së fundmi se nëna dhe motra e saj kanë vdekur në të njejtën ditë.

Mariah Carey thuhet se nuk kontaktoi kurrë me motrën e saj të ndjerë, Alison Carey, pavarësisht se e dinte që mund të vdiste këto muaj të fundit. Miku i ngushtë i Alison, David Baker, ka pohuar se këngëtarja asnjëherë nuk e kontaktonte motrën e saj më të madhe.

“Një telefonatë ose, më mirë akoma, një videotelefonatë do të kishte shumë kuptim për Alison. Por nuk ndodhi asnjëherë”, tha Baker.

Mariah Carey ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të madhe, Alison Carey prej shumë kohësh.

Në autobiografinë e saj “The Meaning of Mariah Carey,” ajo përshkruan një marrëdhënie të vështirë dhe plot konflikte me Alison. Mariah Carey e përshkruan motrën e saj si një person që ka bërë përpjekje për të shfrytëzuar famën dhe pasurinë e saj për interesa personale, dhe që ka pasur sjellje të dëmshme ndaj saj gjatë viteve.

Këto përvoja të vështira kanë ndikuar që Mariah Carey të distancohet nga Alison për të mbrojtur veten. Mariah ka folur publikisht për këto çështje, duke thënë se ndonjëherë është e nevojshme të largohesh nga njerëz, edhe nëse janë familjarë, për të ruajtur shëndetin mendor dhe emocional.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA