Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasditen e djeshme në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, njoftoi Policia e Kosovës.
Siç njofton Policia ai po kërkohej nën dyshimin se kultivonte bimë narkotike.
Tutje, në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kultivim i bimës hashash, shkurre të kokainës ose bimës së kanabisit”.