Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i mitur në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 18.11.2024-09:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.