Dy persona janë arrestuar të hënën në mëngjes në Prizren, pasi, sipas Policisë së Kosovës, janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë, për poligonet e armëve.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon, janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gaz.
Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.