Arilena Ara kthehet në Këngën Magjike pas 8 vitesh, duke performuar në duet me kantautorin Pirro Çako, i cili pas një periudhe të gjatë rikthehet gjithashtu si konkurrent.Kënga e tyre titullohet Zero Grad.
Përndryshe, Arilena ka zgjedhur të shpërngulet në Amerikë për të realizuar projektet e saj dhe për të ndjekur karrierën, por edhe për dashurinë. Kur Ardit Gjebrea e pyeti për arsyet e kësaj shpërnguljeje, ajo shpjegoi se e kishte bërë për mundësitë që e presin atje dhe për zhvillimin e karrierës, duke shtuar: “Do të lëvizja edhe për dashurinë…”.