Përgatiti: Benita Zeneli
Data e 26 nëntorit ishte e rezervuar për shfaqjet e fundit në kuadër të festivalit Moisiu.
Megjithatë, i tërë festivali njëjavor, nuk nisi ngase tash e 11 ditë u ndaluan të gjitha aktivitetet artistike nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Përgjigje për kërkesat e tyre, përfshirë edhe pakënaqësitë që kanë me koeficientin, mbi 20 aktorët nuk kanë marrë akoma.
Andaj ata shprehen të bindur se grevën që e kanë nisur, nuk do ta përfundojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Aktorët, madje, sot mbajtën edhe një aksion para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke u bërë thirrje publike institucioneve për të reflektuar mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve.