Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Reklamë

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Reklamë