Kalo te përmbajtja
Të fundit

Hoti takon përfaqësuesit e LIVCZHK-së, diskutohen sfidat e kategorive të dala nga lufta

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Hoti takon përfaqësuesit e LIVCZHK-së, diskutohen sfidat e kategorive të dala nga lufta

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të udhëhequr nga drejtori Mustafë Prenku.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me kategoritë e dala nga lufta, me fokus të veçantë sfidat në procesin e njohjes së statusit të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Reklamë

Me këtë rast, përfaqësuesit e LIVCZHK-së i dhuruan ministrit Hoti librin “Jetuam për të rrëfyer”, i cili përmbledh histori dhe dëshmi të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me organizatat përfaqësuese, si dhe angazhimi i përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjitha kategorive të dala nga lufta.

Reklamë