Kalo te përmbajtja
Të fundit

Itali: 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Itali: 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

Një rast tragjik brenda familjes ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

Siç raportohet, një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre familjare në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiari-t, në provincën e Brescias.

Reklamë

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur, raporton Top Channel.

Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. 

Reklamë