Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aksidenti në moshën 11-vjeçare vazhdon ta rrezikojë jetën e Adam Devine

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aksidenti në moshën 11-vjeçare vazhdon ta rrezikojë jetën e Adam Devine

Aksidenti i fëmijërisë së Adam Devine vazhdon të ketë një ndikim serioz në shëndetin e tij edhe sot.

Aktori i serialit Workaholics, i cili u godit nga një kamion kur ishte vetëm 11 vjeç, ka zbuluar së fundmi se një mjek i ka thënë se dëmtimet e shkaktuara nga ai aksident po e dëmtojnë gradualisht shëndetin dhe mund t’i kushtojnë jetën.

Reklamë

“Ka qenë një makth,” u shpreh Devine. “Kam spazma në gjithë trupin. Për një periudhë, mjekët më thanë se po vdisja  realisht, brenda këtij viti të fundit.”

Ylli i Pitch Perfect, i cili ka një djalë 12 muajsh me bashkëshorten Chloe Bridges, fillimisht u informua se mund të vuante nga sindroma e personit të ngurtë (Stiff Person Syndrome – SPS), një çrregullim ku “muskulatura ngurtësohet aq shumë sa nuk mund të ecësh apo të lëvizësh.” Lidhur me këtë gjendje, për të cilën këngëtarja Céline Dion u diagnostikua në vitin 2022, ai shtoi se mund të prekë edhe zemrën, duke e bërë atë “shumë të ngurtë për të rrahur siç duhet.”/ NO FILT/

Reklamë

Aksidenti në moshën 11-vjeçare vazhdon ta rrezikojë jetën e Adam Devine | ATV