Agjencia Kadastrale shënon progres në ofrimin e shërbimeve

Përgatiti: Benita Zeneli

Ministri i infrastrukturës, përmes konferencës së mbajtur “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral” ka përmendur të arriturat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në aspektin e shërbimeve që, sipas tij, lidhen me direktivat e BE-së.

“Në bashkëpunim me AKK-në, jemi angazhuar për digjitalizimin për shërbime transparente dhe efikase. Para jush po i theksoj disa nga arritjet kryesore gjatë kësaj periudhe. Është Ligji për infrastrukturën Kombëtare dhe Informacionit Hapësinor, i cili është miratuar në vitin 2022 dhe ka vendosur bazën për një administrim modern të tokës në përputhje me standardet e BE-së. Pastaj është ligji për kadastër dhe pronë të paluajtshme, i cili krijon kushtet që të zgjidhen problemet e qytetarëve për më shumë se 20 vjet”, tha ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu.

Drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti, ka thënë janë angazhuar maksimalisht për transformimin e mënyrës se si ofrohen shërbimet kadastrale, duke i bërë ato më transparente, efikase dhe më të qasshme për të gjithë.

“Me një strategji të detajuar duke vendosur standarde të reja të punës, duke lënë shenja të pashlyera në trashëgiminë e saj, me një vizion të dobishëm në dobi të qytetarëve, sot AKK-ja numëron shumë suksese dhe ka rritje të vazhdueshme në realizimin e projekteve, punëve e detyrave të parapara me reforma të mirëfillta e përmbajtjesore në trend me kohën”, tha drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti.

Përkrahja për AKK-në u shpreh edhe nga USAID-i.

“USAID-i nëpërmjet programit tonë qeveritar është i përkushtuar për t’i modernizuar të drejtat pronësore në Kosovë dhe prandaj e kemi përkrahur AKK për të ndihmuar reformën, të shtojë transparencën dhe qasjen në sistemin kadastral. Një prej shtyllave kryesore të bashkëpunimit tonë ka qenë digjitalizimi i shërbimeve dhe i dosjeve të hapura kadastrale. Këto e ulin punën administrative dhe përditësojnë të dhënat që i kemi në shërbime”, tha Noel Bauer, drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID.

Në kuadër të këtij aktiviteti, janë mbajtur edhe prezantime mbi inovacionet e fundit drejt digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, që kanë bërë vendeve të rajonit, përfshirë Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, si dhe Kroacinë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA