14.7 C
Pristina
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Afera “Rruga A” në Prishtine, AVONET pretendon që Përparim Rama po bën vepër penale

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, që ka përcjell që nga fillimi zhvillimet në projektin e njohur si “Rruga A”, ka lëshuar një deklaratë të fundi për media ku ngre dyshime që i pari i Prishtinës po bën vepër penale. “AVONET” konsideron se duke pasur parasysh faktet, provat dhe argumentet e prezantuara se janë përmbushur të gjitha elemente e figurës së veprës penale (Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore) nga neni 394 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj ka pashtruar kërkesës zyrtare për inicimin e hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj subjekteve të përfshira në këtë rast, për faktin se konsideron se janë shkelur rëndë dispozitat e lartcekura të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në këtë deklaratë, raporton Insajderi.

AVONET siç deklaronte me datë 25.10.2023, informonte publikun se ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë dhe se punimet në këtë projekt janë duke u zhvilluar ende nga operatori ekonomik.

Andaj i kjo organizate i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedentë të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Andaj, me datë 24.10.2023 ne ju jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, me kërkesë për qasje në dokumente publike dhe informacion, kërkesë e cila derivon si e drejtë ligjore nga dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publlike, duke i kërkuar këto informacione:

A është duke u zbatuar në tërësi Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, rrjedhimisht a janë ndaluar punimet në rrugën “Xhim Xhema / Rruga A?

A ka nxjerrë ndonjë vendim Komuna e Prishtinës, për pezullimin e punimeve në rrugën “Xhim Xhema / Rruga A”, me qēllim zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 17.10.2023, të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale?

|A ka dalë inspektoriati kompetent i Komunës së Prishtinës, në vendin e ngjarjes?
M|
e datë 27.10.2023 Komuna e Prishtinës në adresën tonë elektronike [email protected], ka dërguar përgjigjet në lidhje me informacionet që ne i kemi kërkuar. Sa i përket pyetjes së parë Komuna e Prishtinës shprehet se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht Aktvendimin e gjykatës, në përgjigjen e dytë ata shprehen se përderisa nuk e kanë pranuar ende Aktvendimin nuk mund të deklarohen për përmbajtjen e tij, kurse në përgjigjjen e tretë ata shprehen se kanë parashtruar kërkesë pranë gjykatës për të ndërhyrje në Konfliktin Administrativ në fjalë, që të pajisen me shkresat e lëndës, por ende nuk kanë pranuar përgjigje nga ana e gjykatës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me këto përgjigje nga ana e Komunës së Prishtinës, për faktin se ekzistojnë fakte të pakontestueshme të cilat dëshmojnë se Komuna e Prishtinës ka qenë absolutisht në dijeni në lidhje me Aktvendim KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Duke patur parasysh që Aktvendimi në fjalë ka qenë edhe objekt diskutimi nga shumica e medieve dhe opinionit publik në Kosovë është shumë e çuditshme dhe njëherit e papërgjegjshme nga ana e Komunës së Prishtinës të shprehen se nuk janë në dijeni për Aktvendimin, sepse të njëjtën nuk e kanë pranuar ende zyrtarisht. Për më tepër ata nuk mund të e pranoni zyrtarisht këtë Aktvendim sepse nuk ishin palë direkte në këtë procedurë, kurse si palë e interesit sipas përgjigjjes së tyre ata kërkojnë qasje në shkresat e lëndës dy ditë pasi që Aktvendimi është marrë nga Gjykata Komerciale, pra me datë 19.10.2023. Për ne kjo kërkesë e parshtruar 2 ditë pas marrjes së Aktvendimit nga ana e Gjykatës është veprim jashtëzakonisht i dyshimtë, për faktin se nëse e shohim historikun procedural të kësaj lënde të trajtuar nga Gjykata Komerciale vërejmë se ka pasur disa Aktvendime nga dy shkallët e kësaj gjykate, mirëpo deri dy ditë pas Aktvendimit të fundit të datës 17.10.2023 Komuna e Prishtinës nuk ka bërë kërkesë për qasje në shkresat e lëndës si palë e interesit në këtë konflikt administrativ. Ky veprim për ne si AVONET është një tregues jashtëzakonisht i qartë që Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale.

Si fakt i parë i cili demanton përgjigjen e Komunës së Prishtinës, është deklarimin publik i të parit të Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, ku me datë 20.10.2023 përmes llogaris së tij zyrtare në rrjetin social Facebook shprehet së është i njoftuar për Aktvendimin në fjalë dhe gjithashtu bënë cilësime të rrezikshme mbi përmbajtjen e Aktvendimit. Si fakt i dytë që demanton që Komuna e Prishtinës nuk ka qenë në dijeni, për Rrjetin e OJQ-ve AVONET është edhe publikimi i Aktvendimit me kohë nga ana e Gjykatës Komerciale në web faqen zyrtare të saj, ku edhe mund të kenë qasje të gjithë personat e interesuar.

AVONET konsideron se duke pasur parsysh faktet, provat dhe argumentet e prezentuara se janë përmbushur të gjitha elemente e figurës së veprës penale (Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore) nga neni 394 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj ka parshtruar kërkesë zyrtare për inicimin e hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj subjekteve të përfshira në këtë rast, për faktin se konsideron se janë shkelur rëndë dispozitat e lartëcekura të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo qasje nga Komuna e Prishtinës është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe po shkakton shumë pasoja negative në sistemin e drejtësisë, duke proklamuar dhe promovuar qasje të rrezikshme mbi sundimin e ligjit, pasi që vendimi gjyqësor nuk po ekzekutohet nga Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama, e që këto sjellje po zvogëlojnë integritetin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA