Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.
Në një postim në rrjetet sociale, Ademi njoftoi se takimi ishte miqësor dhe konstruktiv, ku Infantino e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Kreu i FFK-së theksoi rëndësinë e partneritetit me FIFA-n, duke e cilësuar mbështetjen e saj si thelbësore për:
-
avancimin e infrastrukturës,
-
programet zhvillimore,
-
dhe rritjen e standardeve në futbollin kosovar.
Ai gjithashtu vuri në pah se uniteti i treguar në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së përkon me moton e FIFA-s “Football Unites the World”, duke theksuar se besimi i dhënë obligon federatën të punojë edhe më shumë për të ngritur futbollin e Kosovës në nivele më të larta.






