Pasi së fundmi zbuloi se do të bëjë një pauzë nga karriera e saj muzikore, Adele, aktualisht është duke negociuar koncertet për vitin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat britanike, këngëtarja 36-vjeçare po planifikon një seri koncertesh të mëdha vitin e ardhshëm.
Thuhet se është në bisedime për të interpretuar në stadiumin Tottenham Hotspur me kapacitet prej 60,000 veta.
Ndonëse deklaroi se kishte në plan të bënte një pushim më të gjatë, megjithatë vendosi t’i zgjasë dhe të vazhdojë me një sërë performancash të shkëlqyera.
Një burim i afërt me këngëtaren tha për Mirror se nëse Adele pranon të mbajë koncerte, ajo mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për performancë.