Abazi: Serbia po zbaton marrëveshjet, tani do të kërkohet e njëjta edhe nga Kosova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë.

Sipas tij, kjo edhe është arsyeja se përse ndaj Serbisë nuk janë vënë sanksione pas rastit të Banjskës.

“Unë mendoj që Serbia e ka zbatu, rrjedhimisht nuk po sanksionohet dhe kjo nuk po thuhet qartazi. Pse, se nuk është çmenduri secila qeveri perëndimore të mos vnoj sanksione ndaj Serbisë edhe në rastin Banjska, ndërsa të na vnojnë sanksione neve që dukemi se jemi në të drejtën tonë”, tha Abazi.

Sipas tij, Vuçiqi ka lejuar zgjatimin e pushtetit të Kurtit në pjesën veriore, me arsyetimin se me këto veprime është duke i zbatuar marrëveshjet me Kosovën.

“I vetmi sqarim për këtë gjë është që Vuçiq po deklarohet në zyrët e BE-së, në kancelari të Berlinit e të Parisit që unë kam leju zgjatimin e pushtetit të Kurtit në pjesën veriore, duke e lejuar edhe largimin e strukturave paralele në veri, rrjedhimisht e kam zbatu pjesën më të rëndësishme të marrëveshjes dhe presim që Kosova të zbatojë marrëveshjen duke themelu Asociacionin dhe obligimet tjera të vetmenaxhimit siç i quan në pikën 7 edhe të kishës ortodokse serbe që një pjesë e saj u zbatua në rastin e dhënies së vendimit të Manastirit të Deçanit”, tha Abazi.

Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA