Jessica Simpson zbuloi se bëhen 7 vite që nuk ka konsumuar alkool, vetëm disa muaj pasi iu kundërpërgjigj akuzave për konsumim të alkoolit .
Aktorja e “Dukes of Hazzard” ndau këtë moment të rëndësishëm në Instagram duke postuar një foto bardh e zi të saj, duke parë nga dritarja e një avioni. “Sot, shtatë vite më parë, vendosa të hyj në dritën e një jete pa alkool,” shkroi ajo në mbishkrimin e fotos.
Postimi vjen disa muaj pasi këngëtarja mbrojti veten ndaj komenteve që pretendonin se ajo vazhdon të konsumoj alkool. Kur një ndjekës i tha asaj “të ndalonte së piri,” Simpson u përgjigj duke konfirmuar rrugëtimin e saj të gjatë me largimin nga alkooli.
“Që nga tetori i vitit 2017 nuk kam ndjerë dëshirën apo nevojën për të konsumuar alkool. Ky ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë për veten dhe familjen time,” shkroi ajo. Ajo falënderoi përdoruesin për “shqetësimin,” por shtoi: “Më keni keqkuptuar. Ju dërgoj dashuri.”
Në fund, komentuesi i kërkoi falje për keqkuptimin e tij: “Më vjen shumë mirë ta dëgjoj këtë! Më fal për keqkuptimin. Të dërgoj dashuri gjithashtu.”
Në librin e saj, “Open Book,” Simpson ka zbuluar se vendosi të linte alkoolin pasi ishte aq e dehur sa nuk mundi t’i vishte fëmijët për Halloëeen atë vit. “U tremba nga mendimi se ata mund të më shihnin në atë gjendje,” shkroi ajo. “Më vjen turp të pranoj se nuk e di kush i ka veshur ata natën e asaj feste”. NO FILT